Skip to content

Opozita dakort me Metën: Zgjedhjet do bëhen më 13 Tetor o klloçka Rama, ndaj mblidhi vezët dhe të bëfshin mirë

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve më 13 Tetor.

Ka qenë ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i cili ka konfirmuar dakortësinë me këtë datë.

“Cicëriu prap Rama.

Ka ngecur tek foleja e çunave te Shijakut ku ngroh vezet e prishura te 30 qershorit.

Klloçka kryeminister ne 13 tetor jane zgjedhjet.

Ndaj mblidhi vezet,haji dhe te befshin mire”, shkruan Vasili.