Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për tatimin mbi të ardhurat, që takson me dy nivele nga janari i këtij viti, profesionet e lira.

Ditën e sotme, deputetja  e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho bën me dije se tashmë është depozituar në Gjykatën Kushtetuese “Ligji për Profesionistët e lirë”.

Lexo edhe :Related Posts

Ajo shton se ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar. Kërkesa është firmosur nga 37 deputetë opozitarë.

Xhixho: Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese “Ligji për Profesionistët e lirë “

Prej 1 janarit, qeveria u ka ngarkuar një barrë të re mijëra profesionistëve në të gjithë vendin.

Ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.

-Taksa 23% për profesionistët e lirë është taksë mbi dijen.

-Ligji i ri do rëndojë biznesin të ndershëm dhe shtresën e mesme.

-Taksimi me 23% do t’i detyrojë shumë prej tyre të rrisin çmimet e shërbimeve, duke e zhvendosur barrën te konsumatori final, pra qytetari i thjeshtë.

-Rreth 3 miliardë lekë shtesë synon të arkëtojë qeveria përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.

Ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë çdo tentative për zhvatje që maskohet si ligj.Ndaj presim që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këtë ligji, duke vënë të parin interesin e qytetarit shqiptar!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re