Pyetje: Në kryesinë e PS-së të premten do të zgjidhni emrat e kandidatëve për President?
“E thashë në Konferencën e Kryetarëve kemi ndjekur një proces që do ta quajmë korrekt me Kushtetutën. Në 3 raundet e para, Presidenti zgjidhet me 85 vota dhe kemi rënë dakord që në tre raundet e para emrat t’i bënte opozita por në realitet nuk erdhi asnjë propozim me 20 firmat e nevojshme për Presidentin e ri. Vendimi i kryesisë së PS për emrin e kandidatit për president do të bëhet publik dhe natyrshëm duhet të jetë edhe aprovimi nga grupi parlamentar që do të votojë edhe presidentin në Kuvend”, tha fillimisht Balla.

Pyetje: Do hapen zarfet apo do të kemi një emër surprizë? “Të premten do ta merrni vesh kur të konsultohemi edhe në Kryesinë e PS-së”.
Pyetje: Grua apo burrë presidenti i ri? “Është çështje që ha diskutim dhe nuk duhet të përjashtohet asnjë prej gjinive, duhet të kemi President ZRepublike që të mishërojë vlera të larta të integritetit publik, i ndryshëm nga Ilir Meta”

Pyetje: Opozita do të bojkotojë Kuvendin në raundin e katër për zgjedhjen e presidentit?
“Dëshira jonë ka qenë që ne ta zgjedhim presidentin me opozitën, i shpreha keqardhjen Alibeajt që nuk i bën nder PD-së që drejtohet nga ai që të kthehet në format e vjetra të bojkotit. Ajo që i ka dhënë shumë leksion çdo partie. Leksionet duhet të bëhen mësime. Bojkot të seancës parlamentare, për cfarë? Mos e bëjnë më të njëjtin gabim”, tha Balla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re