Nënkryetarit të këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka dorëzuar sot në Bashkinë e Tiranës kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, ku kërkon futjen e tre çështjeve.

Në një deklaratë për media, Teliti u shpreh se kërkesa e tyre për ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së këshillit bashkiak, kanë për qëllim zbulimin se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve të kryeqytetit.

Gjithashtu kërkojnë ngritjen e një komisioni të përhershëm financiar si dhe auditim të huaj.

“Kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta. Kryetari të paraqitet para Këshillit Bashkiak për herë të parë në 10 muaj, të japë llogari një më një ku kanë shkuar paratë e 3D.

Paratë e Tiranës merren me anë të taksave dhe nuk na kthehen për një cilësi të mirë jetese, por vidhen nga drejtorët.

Ngritja re komisionit të përhershëm financiar, duhej të ishte ngritur që në qershor të 2023, që mazhoranca refuzon ta ngrejë sepse pikërisht detyra e këtij komisioni është monitorimi i cdo të ardhure, çdo shpenzimi dhe çdo procedure tenderimi.

Është e drejtë e këtij komisioni të kërkojnë adutimin të huaj, për të zbardhur të vërtetën ku shkojnë paratë.

Kemi disa akte që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike,me qiranë, që ne do i votojmë, por mungojmë tre çështjet për abuzimin që i është bërë buxhetit të Tiranës nga një grup drejtorësh. Dita e llogarisë ka ardhur dhe Erion Veliaj nëse është burrë të dalë para Këshillit të Tiranës të japë llogari”, tha Teliti.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re