Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja i ftuar në emisionin “Pushteti” që modelohet nga Juela Meçani në “Fax News” ka folur për sitruatën politike në vend dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Gështenja i bëri thirrje opozitës që të bashkohet dhe në mënyrë të unifikuar të zgjedhë një kandidat të përbashkët për president dhe më pas t’i bëjë propozimin opozitës. Për Gështenjën, Rama po luan një lojë të “pistë” pasi kërkon të zgjedhë presidentin që do t’i bindet qorrazi por kërkon ta shesë në opinionin publik sikur ky kandidat është propozuar nga opozita.

“Kushtetuta përcakton qartë si zgjidhet Presidenti i Republikës. Duhet shumicë absolute më shumë se 84 vota në 3 raundet e para. Këto ndryshime të ndodhura në 2008 me konsensus të dy palëve. Sot që flasim mazhoranca dihet që nuk i ka mandatet për një president konsensual as mandate të pastra. Ka dy deputetë të arrestuar, mjafton të shikojmë raporti e OSBE/ODHIR për këto zgjedhj, mjafton të shikosh situatën pasi kjo mazhorancë nuk është legjitime të zgjedhë e vetme Presidentin.

Opozita dhe PD ngul këmbë dhe nuk mund të ikim nga proceset, PD ka bërë gabime fatale, djegia e mandateve, mos përfshirja në zgjedhjet, mospërfshirja në Reformat dhe kjo e ka dëmtuar PD-në. Më 25 prill kemi një rezultat të ngushtë pasi gjysma e shqiptarëve kanë votuar për opozitën. Në këtë proces ne nuk mund të bëjmë fasadën e Edi Ramës por edhe nuk mund të largohemi nga loja. Unë mendoj se e gjithë opozita sot që flasim duhet të ishte e unifikuar me një kandidat potencial që mazhoranca mos e kontestonte. Opozita duhet të diskutojë kriteret si duhet të jetë presidenti. Deputetë të opozitës duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, duhet të jemi të gjithë pjesë e kësaj vendimmarrje.

Rama është mjeshtër i makinacioneve. Rama dëshiron një president që ti bindet atij pro ta shesë në opionin publik që nuk e ka zgjedhur ai. Ai ka këtë misionin për të zgjedhur një figurë që t’i bindet qorrazi Ramës. Këtë kërkon të arrijë Rama. Unë i them që Rama është i ndarë copa copa PS, sepse ka deputetë që i ka pas hekurave, ka ish ministra që i ka në burg, ka misnitra që presin radhën të futen në burg, ka deputetë që janë shpallur non grata, prandaj kërkon të shesë dhe ta hedhë topin në grupi e opozitës. Grupi parlamentar i PD-së duhet të gjejnë një emër të përbashkët dhe më pas të përfshihen në negociata me mazhorancën. Unë jam i gatshëm të ulemi me grupin parlamentar që të gjejmë ne si opozitë një kandidat të përbashkët”, tha Gështenja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re