Sot në studion e Faxneës ka qenë i ftuar demokrati Ibsen Elezi, për të folur në lidhje me kandidaturën e Bajram Begajt si presidenti i ri i vendit.

Elezi tha se Rama e shftytëzoi situatën politike të PD për të propozuar kandidaturën e tij. Po ashtu Elezi foli edhe për vendimin e PD për të bojkotuar sot seancën ku do të votohet për presidentin e ri. Elezi tha se opozita duhet të jetë sot në Kuvend për të thënë mendimet e veta.

Ibsen Elezi: Në këtë studio e kam thënë që zoti Rama po sajon një situatë që të shkojë te një emër që ta propozoj ai. Begaj vjen nga një formim i majtë. Rama e shfrytezoi shumë mirë situatën politike, ku PD është në problemet e saj dhe ndasitë. Opozita nuk ishte e aftë të kalonte mbi vete.

Duhet të nxirrnin dy emra. Ka emra të tillë. Duhet ti zgjidhte teknikisht. T’ia kishte lënë zotit Rama në tavolinë. Që Rama të mos justifikohej.

Nga 3 raundet  e para dihet që nuk do dilte një emër. Ka një problem me kandidaturën se është e panjohur për publikun por edhe filtrat duhet ti ketë kalaur. Ka një pengesë kushtetuese, që ushtrakët e shërbimit aktiv, nuk dihet të emerohen për detyra.

Puna e bojkotit , duhet të kesh arsye madhore. E shoh më shumë si shoë. Opozita duhet të jetë aty, të votojë kundër. Bojkot mund të ketë kur ka tema specikfike, si rasti i zotit Ruci. Në përgjithësi rruga është të jesh pjesë e parlamentit, te thuash mendimet e tua. Grupimt brenda PD kanë pasur interesat e veta. U bënë pjese  e  lojës që donte të bënte zoti Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re