Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Abc News me Juli Krisafi, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Analisti theksoi se opozita duhet të mbështesë marrëveshjen dhe se nuk duhet të bjerë në grackën që ka rënë vetë Kurti më parë.

“Opozita e sotme nuk duhet të bjerë në të njëjtën gabim apo grackë që bëri Kurti. Uroj shumë që ky qëndrim i saj të mos jetë i tipit afatmesëm por të jetë edhe nesër dhe të vazhdojë atë që po bën Haradinaj, të mbështesë qeverinë dhe të kërkojë që të jetë palë në dialog.

Duhet pasur parasysh me çdo kusht edhe roli i faktorit ndërkombëtar. Një opozitë pro perëndimore nuk mund të injorojë qëndrimet e SHBA. Do të ishte fatale për Kosovën nëse një elektorat i cili më së shumti ishte anti perëndimor si VV, të bëhet një elektorat anti perëndimor si LDK dhe PDK.

Droja ime është që ky kriticizëm ndaj Kurtit të mos shndërrohet në një kriticizëm ndaj Perëndimit në elektorat. Udhëheqësit e opozitës së sotme nuk mund t’i kundërvihen sot siç kanë bërë sot duke kundërshtuar marrëveshjen.”, tha mes të tjerash analisti Mentor Nazarko.

Duke komentuar akuzat e opozitës se favorizohet Serbia në këtë marrëveshje, Nazarko thekson se me gjasë asaj do t’i kërkohet që të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Nuk mund t’i kërkohen dy gjëra të mëdha njëkohësisht edhe të njohë Kosovën dhe t’i vendosë sanksione Rusisë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re