Politikani i njohur Aleksandër Biberaj i ftuar në ‘FaxNews’, ka komentuar ecurinë e procesit zgjedhor deri më tani. Biberaj u shpreh se deri më tani ky proces është duke ecur shumë mirë dhe i përgëzon shqiptarët për pjesëmarrjen.
Më tej ai u shpreh optimist për opozitën e bashkuar për të cilën tha se mund të marrë 75 mandate. Në lidhje me ambasadorët e shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Biberaj tha se janë duke bërë punën e vetë dhe u shpreh i bindur se dhe ata janë pro ndryshimit dhe këtë në një mënyrë apo tjetër e kanë përcjellë.
Në lidhje me qëndrimin e presidentit Ilir Meta, Biberaj u shpreh se është mjaft pozitiv dhe se çdo president në një vend i cili nuk është aspak demokratik do të vepronte në të njëjtën mënyrë.
Aleksandër Biberaj:
Çdo qytetar që voton duhet ti nënshtrohet dhe shenjës së gishtit se është tregues. Qeverisja aktuale është angazhuar të manipulojë zgjedhjet. Komisionerët të gjithë duhet të plotësojnë kriteret ligjore në mënyrë që çdo qytetari ti bëhet dhe shenja në gisht.
Probleme teknike në Shqipëri ka pasur gjithmonë, deri tani nuk është cenuar integriteti i procesit. Uroj që drejtuesit e qeverisë që janë manipuluesit e këtij procesi të kenë marrë leksione nga ndërkombëtaret.
Kam ndjekur votimin e drejtuesve të shtetit dhe ish-personaliteteve dhe kanë bërë prononcime korrekte. Mua realisht presidenti republikës më është dukur vetkushtetues në mbrojtje të drejtave themelore të njeriut dhe qëndrimi i sotëm ishte konform kushtetutës.
Unë jam optimist për procesin dhe rezultatin, mendoj që keqqeverisja e mbylli kapitullin sot. Mendoj që shqiptarët e kanë të qartë sot se vota për ndryshim është e duhura.
Apeli im shkon për të gjithë shqiptarët të shkojnë të votojnë sepse fuqia e popullit është një ditë që të punojë qeveria për 4 vite. 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme sepse varet e ardhmja jonë. Jam optimist për pjesëmarrjen deri tani. Sot është një ditë reflektimi, por duhet votuar dhe pjesa e lëkundur në maxhoranc do dal të votojë për opozitën.
Kujtoj Bill Klinton dhe pas 8 vitesh nuk ke ca jep më dhe ju bëj thirrje dhe një herë qytetarëve që të votojnë sepse është një detyrë fisnike për të votuar.
Unë shpresoj dhe besoj që qeverisja të mos ketë tentativa ne procesin zgjedhore dhe kur e shohin që do të kalojnë në opozitë dhe përpiqen për ti prishur dhe siç e kemi parë shumë insiticuine ndërkombëtare janë në terren për të mbikëqyrur. Nuk mendoj se do të ketë një çmenduri për të prekur këtë proces që po shkon shumë mirë.
Zoti Celibashi është ekspert i çështjeve zgjedhore dhe është kryetar i KQZ dhe është personi më i rëndësishëm dhe mendoj se deri nga mesnata do të duket një trend dhe në mëngjes do të kemi fituesin që do ti përkasë opozitës së bashkuar.
Është e vështirë për të bërë një parashikim, mendoj që opozita do ti kalojë 75 mandate dhe nga eksperienca opozita e bashkuar do të marrë 75 mandate.
Hapi i parë i qeverisë së opozitës do të jetë procesi për integrimin në BE. Kemi 30 vite në një tranzicion që ka lodhur gjenerata dhe unë jam çdo ditë në audot dhe pjesa më brilante po ikën jashtë dhe do të jetë një mundësi për ti mbajtur studentët këtu.
Ambasadorët janë në mision e tyre, por duhet të kuptojmë që garancinë e procesit e kemi në shqiptarët në dorë. Jam i kënaqur nga ecuria deri më sot, ambasadorët të bëjnë punën e tyre. I kanë gjërat e qarta, por jam i bindur që janë pro ndryshimit dhe në një mënyrë ose tjetër e kanë përcjellë. Një ndër gjërat më negative e kësaj qeveri është që nuk ka dashur integrimin në BE por ka pasur tendenca lindore.
Çfarëdo që të them unë ka dozën e saj, presidenti i saj duhet të ishte mbi palët po të ishim në një vend demokratik, në 2017 është kapur qeveria duke vjedhur vota, i shërben 10 biznesmenëve që kanë marrë burimet, rolin e presidentit e shoh shumë pozitiv, Ilir Meta është politikan, ka 30 vite në politikë dhe ka interesa të popullit në plan të parë. Po të kishim një qeverisje tjetër situata do të ishte ndryshe.
(R.G/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
