Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një intervistë të dhënë në studion e lajmeve në televizionin FaxNews, ka komentuar zhvillimet më te fundit politike, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që pritet të ndërmerren. Vasili u shpreh se mazhoranca është një tufë gënjeshtarësh dhe maskarenjsh pasi ndërhyri në Kushtetutë nën argumentin se do të bënte hapjen e listave dhe si përfundim jo vetëm që nuk i hapi por i mbylli në mënyrë mafioze. Sipas ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të gjitha manovrat e Ramës për moslejimin e koalicioneve parazgjedhorë vijnë si pasojë e tmerrit që Opozita e Bashkuar i shkakton Rilindjes. Ku disfata e PS-së në zgjedhjet e ardhshme është e pashmangshme sipas Vasilit.

“Ky është një grup gënjeshtarësh dhe maskarenjsh sepse u thanë të gjithëve se po bëjnë ndryshime kushtetuese për hapjen e listave, dhe për shkak të listave do heqim dhe koalicionet. Por ajo që ndodhi është se listat jo vetëm që nuk u hapën por u mbyllën në mënyrë mafioze më keq se më parë.

Të gjithë e kuptuan se ajo që opozita tha që të hapim listat ku secili sipas rezultatit të shkojë në parlament është diçka që i qëndroi deri në fund. Për sa i përket koalicioneve Opozita e Bashkuar e tmerron rilindjen dhe u përpoq të shpikte çdo gjë për të hequr koalicionet. Edhe aty mashtruan sërish sepse koalicionet parazgjedhore janë aty por na pëlqejnë me listë thonë jo të përbëra.

Nëse ka koalicione parazgjedhore  o ka o nuk ka. Nuk na imponon dot ai që është pjesë e lojës si do organizohet partia ime dhe partia jote. Përkundrejt pragjeve 5%, 3% që përfundoi në 1% opozita ishte shumë e qartë që çdo qark të ketë pragun e tij. Këtë e bëmë që një forcë e re që mund të lindë fillimisht në një zonë të caktuar të ketë mundësinë të përhapet më pas në rang kombëtar. Edhe këtu vunë të gjitha llojet e marifeteve për të penguar gjithçka”.- tha Vasili.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re