Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, e cila ishte parashikuar të mblidhej sot, por që nuk u lejuar nga opozita do të miratonte disa vendime.

Në kalendarin e punimeve që disponon Gazeta Panorama Online ishin parashikuar 4 pika për t’u diskutuar dhe miratuar.

Pika e parë ishte seanca dëgjimore me parti politike, OJF vendase dhe organizma ndërkombëtarë në Shqipëri në mënyrë që ata të paraqesin mendime, sugjerime dhe propozime lidhur me Reformën Zgjedhore, bazuar dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Sipas kalendarit, afati i shqyrtimit të kësaj pike është 20 Janar – 31 Janar 2024.

Pika e dytë lidhet me përgatitja nga ana e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në bashkëpunim me ekspertët e OSBE/ODIHR dhe shqyrtimi i propozimeve mbi rekomandimet e tyre në lidhje me disa çështje:

– Regjistrimi i subjekteve zgjedhore;
– Regjistrimi i kandidatëve dhe numri i tyre për çdo zonë zgjedhore;
– Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve;
– Barazia gjinore për organet e zgjedhura dhe administratën zgjedhore.
– shqyrtimi i propozimeve lidhur me Implementimin e të drejtës së votës për shtetasit jashtë Republikës së
Shqipërisë dhe skemat e mundshme të realizimit të saj. (Vendimi nr. 38, datë 09.12.2022 i Gjykatës
Kushtetuese)
– Regjistrimi dhe përgatitja e listës së zgjedhësve me qëndrim jashtë Republikës së Shqipërisë.
– Metodologjia e votimit për zgjedhësit me qëndrim jashtë Republikës së Shqipërisë.
– Administrimi i procesit zgjedhor dhe numërimi i votave për zgjedhësit me qëndrim jashtë Republikës së
Shqipërisë.
Përgatitja dhe shqyrtimi i propozimeve në lidhje me çështjet:
– Zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë;
– Votimi;
– Shpërndarja e mandateve (Vendimi nr. 28, datë 30.06.2021 i Gjykatës Kushtetuese)

Afati per keto ceshtje eshte 1 Shkurt – 29 Shkurt 2024

Pika e tretë ka të bëjë me përgatitja dhe shqyrtimi i propozimeve në lidhje me çështjet:

– Fushata zgjedhore në mediat elektronike;

– Financimi i fushatës zgjedhore;

– Raportimi dhe monitorimi i fushatës zgjedhore.

Afati per keto ceshtje eshte periudha 1 Mars – 15 Mars 2024.

Ndersa pika e katerit eshte hartimi i draftit të konsoliduar të Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” me afat 16 Mars – 25 Mars 2024,

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re