Halim Kosova ishte një nga 8 emrat e propozuar nga deputetët e opozitës për të garuar për President.

Në një intervistë ditën e sotme, ai është shprehur se është njohur me propozimin nëpërmjet medias dhe ka falenderuar deputetët që e propozuan, por shtoi se është i përkushtuar në profesionin e tij dhe në ndihmën që u jep familjeve në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, tha Kosova në News 24.

Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës?

Halim Kosova: Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ke nevojë për figura të pastra.

Pse jo një presidente zonjë?

Halim Kosova: Absolutisht dakord. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit njëherë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re