Skip to content

“Opozita ëndërron vdêkjen time”, Rama ‘preket’ nga videoja e Bashës: Shihni sa e neveritshme është

 

Vijon beteja në rrjetet sociale mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërkohë që temë kryesore është mënyra sesi qeveria po menazhon pandeminë e shkaktuar nga Covid 19.

Teksa riposton videon që Lulzim Basha kishte postuar për të, Rama shkruan se opozita ëndërron që vendi të shkojë në katastrofë, duke uruar edhe vetë vdekjen e tij.

Kryeministri shkruan më tej se kjo që thotë nuk është aspak politik, ndërsa e konsideron të neveritshme videon e Bashës.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdêkjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!