Gjatë intervistës për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj, analisti Frrok Çupi tha se lidershipi i PD zyrtare duhej të ishte distancuar më parë nga Sali Berisha. Sipas tij, ata dëshmuan se e vunë veten për një kohë të gjatë në dyshimin se me kë duhet të pozicionoheshin me SHBA-në apo me Berishën.

“Gara në opozitë është brenda opozitës. Nuk ka garë me maxhorancën. Majën e Ajsbergut e zbuloi Rama në Dibër. I bëri thirrje popullit se keni të bëni me një njeri që Amerika nuk e njeh, jeni të izoluar. Fare shqip o zot o kurrë njerëzve iu duhet thënë e vërteta. Është i izoluar kryetari i bashkisë, votuesi, ai që jep para, ai që e ndjek pas.

Ndërsa raporti që ka PD, liderët e sotëm të PD që e kanë shpalosur fjalorin e dyre anti Berishë është se u vonuan jashtëzakonisht shumë dhe dëshmuan se e vunë veten për një kohë të gjatë në dyshimin se kush është më i fortë apo më i dobishëm, Amerika apo Sali Berisha.

Për Alibeajn edhe, lidershipin e grupit të moderuar aq shumë saqë nuk mund të thuash se mund t’i marrim si properëndimore.“, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re