Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Ai argumenton se për herë të parë ne 30 vite, 30 qershori si proces zgjedhjesh është i ekspozuar si antikushtetues.

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, thotë se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe gjithçka që është kryer përbën vepër penale.

Bylykbashi, i cili ka qenë bashkëhartues i reformës zgjedhore ndër vite, thotë se ajo datë në gjithë historinë postkomuniste është me e ekspozuara përballë Gjykatës Kushtetuese.

Oerd Bylykbashi: Me datë 30 qershor ka ndodhur çdo gjë tjetër, mund të ketë qenë dhe një ekskursion votimi, por jo zgjedhje. Në këtë aspekt janë të vetmet zgjedhje në 30 vitet e fundit të cilat kanë të hapur legjitimitetin kushtetues përpara Gjykatës Kushtetuese.

Kriza politike, thotë Bylykbashi, është thelluar në mënyrë të skajshme.

Ndaj ai thotë se ka vetëm një rrugëzgjdhje.

Oerd Bylykbashi: Zgjidhja është sa kushtetuese dhe politike. Sot janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sigurisht ripërsëritja, bërja e zgjedhjeve dhe për pushtetin vendor në datën që ka caktuar Presidenti i Republikës, siç vendos ai.

Ish-deputeti demokrat komentoi dhe situatën në Shkodër, ndërsa tha se Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka tagër ligjor që të përsërisë zgjedhjet në atë qytet.

Për këtë ai iu referua kodit zgjedhor duke dhënë këtë argument.

Oerd Bylykbashi: Tentativa për të përdorur KQZ-në për të përsëritur zgjedhjet pa një dekret të Presidentit dhe në kundërshtim me dekretin e datës 13 tetor, është një shkelje tjetër e cila do të vërë para përgjegjësisë të gjitha ata që mendojnë se mund të bëjnë fallxhorin ligjor në KQZ.

Duke ju referuar ligjit për dekriminalizimin, Bylykbashi i cili e ka hartuar atë ligj, tha se Shkodra në 30 qershor përtej garës farsë nuk kishte kandidat.

Oerd Bylykbashi: Ligji i dekriminalizimit ka një parim shumë të fortë që është në nivel kushtetues, moskandidimi. Që do të thotë që në momentin kur është regjistruar në ekzistencë të ndalimit ligjor kandidatura është nul, zero. Nuk kanë pasur kurrë mundësinë për të garuar, për të marrë vota, për tu shpallur fitues dhe për të refuzuar betimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re