Në seancën e sotme plenare u votua me 110 vota pro, Amnistia Penale, ndërsa debatet vazhdojë nëse nga kjo amnisti përfitojnë zyrtarët e lartë të dënuar nga GJKKO për korrupsion.

I ftuar në një lidhje live me emisionin “Open” në News24, analisti, Fotos Lubonja tha se Shqipëria është në një situatë ku “mbreti ka dalë lakuriq”.

Ai shtoi se me miratimin e Amnistisë, Kuvendi i ka dërguar mesazh SPAK-ut, duke e dekurajuar atë në luftën ndaj korrupsionit.

“Jemi në kushtet kur mbreti ka dalë lakuriq komplet. Dënimet deri tani kanë shkuar tek drejtorët. Këtyre kamikazëve iu shkon mesazhi se për dy vite burg ia vlen vjedhja që kanë bërë dhe siguron deri nipërit e mbesat. E dyta është dhe një mesazh më i qartë për një pjesë të SPAK-ut. Është mesazh dekurajues për luftën ndaj korrupsionit.

Nëse është kompromisi vula në mes mes opozitës dhe maxhoranës, për mua nuk ia vlen sepse nuk bëhet kompromis me një qeveri kriminale. Unë mendoj se edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur”, deklaroi Lubonja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re