Me kërkesë të opozitës, këtë të premte më datë 29 shtator në orën 11, Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Në mbledhje do të merren në shqyrtim kërkesat e 45 deputetëve të PD dhe opozitës, të cilët kanë kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.