Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka folur në Kuvend në lidhje me akuzat që opozita i bën se burri i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.

Në momentin që Xhaçka mori fjalën nga vendi ka folur edhe Gazment Bardhi. Këtë të fundit, deputetja e PS e quan shpifës.

Ajo thotë se shumë herë ka menduar që të largohet nga politika për të shpëtuar nga linçimet, por shprehet se as ka influencuar dhe as ka përfituar.

Ndërkohë nga ana tjetër, Gazment Bardhi ka folur nga vendi pa mikrofon dhe i nervozuar, duke iu drejtuar “Të të vijë turp, dorëzoju drejtësisë”

“Organet e drejtësisë për këtë punë janë, do ti drejtohem edhe unë për të parë se kush ka të drejtë. Ti kthehemi pak çështjes. U bë një kohë e gjatë…

(Gazment Bardhi flet nga vendi pa mikrofon)

Përmbaje Gazin të lutem. U bë një kohë e gjatë shpifje. Je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje.

U bë një kohë e gjatë ë emri im lidhet me paligjshmërinë dhe abuzim me mandatin e deputetes. Prej kohësh zhvillohen gjyq prokuroresh dhe gjykatësish pa licencë, por me licencë lirie për t’u shfrenuar.

Nuk jam përgjigjur, jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki, të merrem me politike apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linçim. Jam menduar se ku kame gabuar, por një gjë e them me siguri nuk kam ushtruar influencën time dhe as kam përfituar asgjë prej tyre sepse janë shpifje të pavërteta”, tha Xhaçka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re