Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume në një intervistë për Panorama TV ka komentuar nismën e ndërmarrë nga katër parti politike të opozitës në vendin tone për ndryshimin e sistemit zgjedhor ku tha se hap duhet të ishte bërë më herët pasi sistemi proporcional e ndaj republikën e Shqipërisë në 12 njësi.

Kume tha se ndarja në 12 njësi e ka favorizuar mazhorancën në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, dhe i largon strukturat politike nga vullneti i qytetarëve.

Pjesë nga biseda:

Si i keni parë propozimet e partive të vogla, ju duken të drejta?

Kume:Nuk është kërkuar të ndryshohet sistemi zgjedhor, por mënyra e zbatimit të sistemit aktual që kemi. Pasi të kërkosh të ndryshosh sistemin zgjedhor, do të thotë të ndryshosh dispozitën përkatëse në kushtetutë, por mënyrën e zbatimit duke shfrytëzuar mundësinë e 2020 ku pjesa ishte dhe heqja e dispozitës dhe ndarja territoriale, bëhet e mundur pa ndërhyrë në Kushtetutë. Kjo duhet të ishte bërë më parë, pasi sistemi që kemi ka prodhuar efekte negative në mirëfunksionimin në demokracinë përfaqësuese, ka bërë që vota mos të ketë fuqi të barabartë, që zgjedhësit mos të jenë të përfaqësues në kuvendin e Shqipërisë.

Është e rëndësishme që të realizohen ndryshime të tilla, pasi është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme.

Çfarë mund të bëjnë konkretisht partitë e vogla?

Kume:Ndodhemi përpara situatave të përsëritura, ku ka prevaluar interesi i partive të mëdha, si mazhoranca pasi kështu siç është vepruar deri më sot është e pamundur që të shkojmë tek objektivi. Kërkohet të përdoret një referendum që të detyrojë mazhorancën për të realizuar ndryshimet, por varet si do të formulohet kërkesa.

Cili është sistemi që do përshtatej?

Kume:Duhet pasur parasysh karakteristikat e shoqërisë. Sistemi proporcional funksionon duke e ndarë republikën e vendit tonë në 12 njësi zgjedhore, sjell pavlefshmëri të votave në pafuqi për t’u shndërruar në mandate, ka favorizuar mazhorancën. Kjo nuk është normale, pasi sistemi në thelb ka të realizojë një produkt legjislativ që të ketë strukturë politike me vullnetin e qytetarëve, duke e ndarë në 12 njësi e largojnë cilësinë, ndaj dhe duhet rregulluar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re