Opozita i ka kërkuar sot qeverisë, të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet që janë prekur nga përmbytjet; në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

 

Kreu i grupit parlamentar, Alibeaj, theksoi se në situatën e krijuar qeveria duhet të veprojë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 

“Kërkojmë shpalljen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si dhe marrjen e masave të nevojshme.”

 

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“E domosdoshme që shpalljan e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të bëhet menjëherë se jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyore por me fatkeqësi nga menaxhimi i kaskadave, që qeveria duhet të dëmshpërbleje qytetarët dhe banorët për dëmet.”

 

Sipas Metës në këtë situatë duhet të veprojnë edhe organet e drejtësisë dhe të hetojnë të gjithë vendimmarrjet që lidhen me menaxhimin e kaskadës së Drinit.

 

 

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png