Një debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin e Kulturës në Kuvend ku PD është rikthyer në diskutim.

Përplasja ka qenë ndërmjet opozitës dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro për ndërtesën e teatrit të ri. Vokshi nxori disa fotografi të projektit të Teatrit të ri që do të ndërtohet dhe tha se është çmenduri.

Ajo akuzoi qeverinë se po pastrohen paratë e drogës në atë vend.

Por deputetët e PS-së kanë mbrojtur ministren Kumbaro.

Deputetja e PD-së Valentina Duka ka deklaruar se “nuk mund të diskutojmë këtë ligj sot për trashëgiminë kulturore pa marrë artistët sot, një premtim nga ana juaj.

Që nuk do të prishet teatri Kombëtar, një nga institucionet kryesore të trashëgimisë sonë historike.

Si mund të prishet ai institucion kulturor, ajo qëndër historike e Tiranës, e vetmja që ka mbetur sot në Tiranë?!

Ju mburreni me mrekullitë e fasadave. Unë dua të falenderoj Fondin amerikan, që shyqyr ka reaguar financiarisht me një filozofi perëndimore.

Për të restauruar pazarin e Korçës, qëndrën e Shkodrës, pazarin e Krujës…”, tha Duka.

 

Debati

Vokshi: Hajde bëhemi bashkë që të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin.

Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.

Vokshi: Në cilën pjesë?

Fidel Ylli: E çmendur, çfarë nuk i the.

Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.

Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë.

Me ligjin e trashëgimisë nen për nen.

Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.

Milva Ekonomi: Nuk kemi kaluar akoma te teatri.

Vokshi: A do vish në orën 7 te artistët?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re