Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita është kundër marrëveshjes së firmosur një ditë më parë në Itali për ngritjen e dy strukturave në Shqipëri që do të presin deri në 36 mijë emigrantë në vit.

 

Berisha përzgjodhi me kujdes kritikat, por e beri të qartë se opozita nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Lideri i opozitës solli në vëmendje se mes dy vendeve ka një marrëveshje te firmosur kur ai drejtonte qeverinë sipas të cilës Shqipëria merr përgjegjësi për çdo emigrant që hyn në Itali nëpërmjet Shqipërisë dhe për Sali Berishën  kjo kornize ligjore është e vetmja që opozita do të pranojë

 

SALI BERISHA

“Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali.”

 

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se duke pranuar emigrantë nga Italia do të shtojë rrezikun që vjen nga trafiku i qenieve njerëzore

 

“Në emër të kujt e ka marrë atë zotim Edi Rama? Atë zotim, Edi Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore. Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e do të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta.”

 

Sipas Berishës marrëveshja është e pavlefshme

 

“Është e pavlefshme sepse Edi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar menderen e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë.”

 

Kundër marrëveshjes është pozicionuar edhe Lulzim Basha i cili ka bërë apel për transparencë dhe ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re