Ministrja e jashtme Olta Xhaçka i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me statusin e investitorit strategjik që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaci.

 

Nga foltorja e parlamenti shefja e diplomacie shqiptare sqaroi se bashkëshorti i saj është biznesmen prej 30 vitesh dhe po ndërton një hotel me 5 yje në bregdetin e Himarës në truall privat. Xhaçka theksoi se i vetmi përfitim nga statusi i investitorit strategjik është e drejta për të marrë me qira plazhin para hotelit.

 

OLTA XHACKAMINISTRE PER EUROPEN DHE PUNET E JASHTME

“si investitor strategjik, që po investon miliona, që do të punësojë me dhjetëra punonjës, që do të sjellë turistë e do të prodhojë ekonomi e të ardhura për atë zonë e më gjerë, ka përfituar të drejtën të vërë shezllonet në plazh.”

Por për deputetin demokrat Agron Shehaj, i cili kishte thirrur ne interpelance kryeministrin Edi Rama, firma e të cilit është tek vendimi për shpalljen investitor strategjik të bashkëshortit të ministres; i gjithë procesi është korruptim, pasi i jep mundësinë deputetes socialiste të përfitojë nga prona publike.

 

AGRON SHEHAJDEPUTET, PD

“Tani si mund të dilni ju këtu, e te thoni që brigjet e detit nuk janë pasuri publike, që m,e brigjet e detit nuk mund të kesh asnjë përfitim, që kunata e xhackës dhe bashkëshorti I xhackës nuk I kanë pronat e përbashkëta me xhackën. Si mund të gënjeni në këtë mënyrë.”

 

Dy politikanët kanë debatuar ashpër nëse ministrja është në konflikt interesi apo jo pas këtij vendimi.

 

OLTA XHACKA

“Nuk ka asnjë favor. Nuk ka asnjë konflikt interesi, asnjë papajtueshmëri kushtetuese. Dhe nuk e di se çfarë të mendoj, nëse e gjithë kjo është produkt i injorancës, apo i dashakeqësisë. Besoj se është kjo e fundit, sepse duhet vërtet një injorancë monumentale mbi ligjin për të besuar vërtet këto akuza që keni kaq kohë që i përtypni si arrat.”

 

AGRON SHEHAJ“ Ka një nën kastile për të ndaluar që ju si deputete dhe ministre të fusni duart në pronat publike, e parashikon Kushtetuta. Ky është thelbi se ju keni pafytyrësinë të vini këtu e të thoni cojeni në kushtetuese, cojeni ne spak. Sepse nuk ju vjen turp, vini këtu me xhepat bosh dhe dilni me resorte me 5 yje. Dhe thua pa gjë të keqe, do investoj miliona, ku i gjetet milionat zonja ministre.”

 

Marrja e statusit të investitorit strategjik nga bashkëshorti i ministres së jashtme është në fokus të aksionit opozitar. PD ka dërguar në SPAK për shpërdorim detyre kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, ndërkohë që nesër këshilli i mandateve do të shqyrtojë kërkesën e partisë demokratike për ti hequr mandatin e deputetes, Olta Xhaçkës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re