Një gjashtëshe nga opozita, i kërkon kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që kolegu i tyre nga mazhoranca, Taulant Balla, të përjashtohet nga të qënit pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Kjo kërkesë është nënshkruar nga Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi.

Sipas tyre, një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit. Pra fjala është për rastin “Bego”.

“Prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim-Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”, thuhet në letër-kërkesën për Ruçin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re