Propozimi i qeverisë maqedonase për fillimin e ndryshime në Kushtetutë në përgjigje të Marëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit, ka sjellë reagimin e opozitës.

Nga VMRO u tha se kryeministri Zoran Zaev nuk ka legjitimitet për të ndryshuar Kushtetutën.

Për të votuar amendamentet kushtetuese kërkohet një shumicë prej dy të tretash – 80 vota, gjë që mazhoranca nuk e arrin pa mbështetja e nevojshme të së paku 9 deputetëve opozitarë.

Duke iu referuar referendimit, VMRO tha se  “pavarësisht nga parregullsitë, frikësimet e ryshfetet, qytetarët thanë ‘Jo’”.

Qeveria propozon që mbiemri “veriore” të përfshihet në tekstin e Kushtetutës, me qëllim që emri i ri i vendit të jetë “Republika Veriore e Maqedonisë”, siç u arrit në marrëveshjen Zaev – Tsipras në qershor në Prespë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re