Ka zgjatur dy orë e gjysmë protesta e opozitës, e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare. Mesazhi i kësaj proteste, sic u shpreh edhe vetë Sali Berisha ishte se “sot ka nisur misioni i mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë”.

Protesta ishte përgjithësisht e qetë, me disa incidente të vogla, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ku disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të kryeministrisë.

Në këtë protestë mbajtën fjalime disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.

Po kush ishin mesazhet që përcollën disa nga deputetët dhe ish-kryeministri Sali Berisha?

Me një podium të imporvizuar nga shtëpia e tij ku po vuan arrestin e shtëpisë, Sali Berisha dha mesazhin se “Ne inaugurojmë sot misionin tonë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë”.

Ish-kryeministri Berisha tha se po lufton për pluralizimin, duke e  konsideruar “si fëmijën e tij”. Ndërsa bër edhe disa premtime elektorale, si dyfishim te  pagave dhe pensioneve.

LEXO EDHE: “Si në Rusinë e Putinit u arrestua lideri i opozitës”- Sali Berisha: Misioni ynë i mosbindjes civile është pa kthim, Ramës i kemi rezervuar…

LEXO EDHE: “Sot po luftoj për një nga fëmijët e mi”- Sali Berisha nga arresti në shtëpi paraqet programin: Do dyfishojmë pagat! Edi Rama ta harrojë se do fitojë më zgjedhje

LEXO EDHE: “Kur beson në fitore, edhe Zoti rreshtohet në krahun tënd”- Ish-kryeministri: Berisha nuk ka halle, por është halli më i madh i Ramës

Gjatë protestës ka rënë në sy se në shesh, por larg podiumit edhe Argita Malltezi, e cila nuk ka mbajtur fjalime, por i është bashkuar turmës në demokratëve. Edhe djali i ish-kryeministrit është parë në protestë. Shkëlzen Berisha, njësoj si e motra, ishte po ashtu larg podiumit. Ajo që ka rënë në sy është se dhe Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit ka qenë e pranishme në këtë tubim të 20 shkurtit.

LEXO EDHE: FOTOLAJM/ Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha në protestë, Dash Shehi mbledh përkrahësit në lokalin e Kullave (VIDEO)

LEXO EDHE: Nuk merrte pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar, Jorida Tabaku i bashkohet protestës! Në tubim edhe Alfred Rushaj

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga protesta e opozitës dha mesazhin se nuk do të dorëzohen edhe pse lufta është e pabarabartë.

Bardhi tha se do të përballen me qeverinë  dhe se nuk kanë frikë, ndërsa theksoi se lufta është e pabarabartë.

LEXO EDHE: “Nuk kemi frikë, dimë të përballemi”- Bardhi: Ne nuk nënshtrohemi, është në dorën tonë që Shqipëria të ndryshojë

LEXO EDHE: “Kjo është luftë e pabarabartë, por ne nuk dorëzohemi”- Gazment Bardhi: Rama ka dështuar! U bëmë bashkë për t’u përballur me të keqen

Mesazhe u përcollën edhe nga Flamur Noka, i cili në fjalën e tij u shpreh se Ramën nuk e njohin më për kryeministër.

Sipas Nokës, tashmë për kreun e qeverisë do të nisë një periudhë shumë e keqe, pasi do të ketë përballë popullin shqiptar, që siç tha ai nuk do të ndalet derisa qytetarët të kenë mundësi të votojnë të lirë.

LEXO EDHE: Protesta e opozitës së bashkuar/ Noka: Edi Rama s’të njohim dhe s’të pranojmë më për kryeministër! Je kryehajdut!

LEXO EDHE: “Për ty do të nisë një periudhë shumë e keqe”- Flamur Noka paralajmëron Ramën: Ky shesh do të përcaktojë fundin tënd! Nuk do të ndalemi derisa…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re