Skip to content

“Opozita mos të dalë në plazh të dielave”, Korreshi: Ka diçka të errët tek protestat, ndërhyjnë disa faktorë që shkaktojnë…

  • 17/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur mbi rritjen e çmimit të naftës në vend, i cili sot ka shënuar shifrën rekord prej 265 lekësh.

Korreshi tha se të gjitha këto po ndodhnin sepse po shihej se nuk kishte reagim të fortë nga populli. Ndërsa shtoi se opozita duhet të merrte përgjegjësitë dhe të organizonte protesta të qëndrueshme
Sa i takon protetave të zhvilluara, Korreshi tha se kishte individë të cilët hynin me qëllim për të shuar protestën dhe për të larguar një e nga nëj qytetarët.

“Një pjesë të fajit e kemi ne si opozitë. Se e kemi mendjen të zihemi me njëri tjetrin jo të bëjmë opozitë. Ne duhet të reagojmë me të gjitha forcat sepse është moment vendimtar ku po shkrihet e gjithë shtresa e mesme dhe po krijohen vetëm oligarkë.

E kanë lënë naftën 265 dhe nuk e lëvizin fare. Si mund të punojnë autokëmbanat dhe traktorët kur nafta është 3 mijë lekë? Është çmenduri. Këtu po ndodh kjo se meqë janë kapur të gjithë pushtetet, atëherë thonë hajt ta ngrejmë çmimin sa të mundet se as këta nuk po reagojnë. Protestën e shikoj me trishtim se ka disa gjëra të errëta tek këto protesta. Ose kur shikoj që reagon populli apo shoqëria civile ndërhyjnë disa faktorë të tjerë për të bërë të mundur që ata njerëz që janë me shpirt atje t’i largojnë një nga një.

Opozita ta ketë në genin e vetë, jo të dalin të dielave e të publikojnë foto në plazh. Duhet të mblidhemi t’i lëmë inatet”– u shpreh Korreshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë