Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se “opozita tashmë është në aksion”, madje këshilloi stafin që të heqin sloganin “pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”.

Berisha theksoi se takimet që disa deputetë të PD po organizojnë janë në kuadër të përgatitjeve për protesta.

“Pa diskutim që kjo atë qëllim ka…Floriana kjo këtu duhet të jetë “Opozita në aksion”, hiqni këto sloganet”, urdhëroi Berisha.

Ndërsa i pyetur nëse po konsultohet me Gazment Bardhin për protesta dhe aksionin opozitar Berisha u shpreh: “Konsultohemi pa diskutim, të gjithë deputetët janë protagonistë të pashembullt. Sot parlamenti funksionin si klandestin. Ne nuk jemi për bllokimin e parlamentit. Mund të bojkotonim, por ne jemi për funksion të Parlamentit.

Edi Rama në vend që të rikthejë të drejtat kushtetuese të opozitës fut në klandestinitet parlamentin dhe i ven drynin derës jashtë të parlamentit për deputetët e imunitet.

Në komision nuk futen, se ata janë të përjashtuar, por në zyrën e grupit parlamentar do futen”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re