Pas pushimit 15 minutësh, opozita nuk heq dorë dhe ka kërkuar që të ndërpritet sërish seanca plenare deri në momentin që në sallë të vijë kryeministri Rama.

Deputeti i PD-së, Luciano Boçi i ka lexuar nenin kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku sipas tij justifikon kërkesën e opozitës për të kërkuar rikthimin e krueministrit Edi Rama në seancë në kohën kur flet opozita.

Pjesë nga debati:

Luçiano Boçi: Zonjë e nderuar ndërprite seancën.

Lindita Nikolla: Mos përsërisim thelbin e të njëjtës çështje. Do të vijojmë me procedurën. Fjala për grupin parlamentar

Luçiano Boçi: Nuk ramë dakord

Oriola Pampuri: U futët në sallë. Ndaj ju lutem të dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen. Mbledhja jonë zgjat 60 minuta dhe është brenda çdo kornize. Dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen

Lindita Nikolla: Fjalën për zotin Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj: Nuk do dal aty. Nuk do bëj debat.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re