Sot në Faxnews ka qenë i ftuar eksperti i shëndetësisë në LSI Besnik Jakaj, i cili ka folur për zhvillimet më të fundit në vendin tonë.

Ai hodhi akuza ndaj opozitës duke thënë se ajo nuk i ka bërë detyrat në këto vite ndërsa shtoi se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi organ legjitim në PD.

Më tej ai shtoi se koalicioni mes LSI dhe Komisionit të Rithemelimit kishte kontribut kryesor heqjen e vulës dhe logos së PD që u bë bashkë me Ramën.

Pjesë nga intervista:

Keqqeverisja më e rëndë ndër vite. Opozita nuk i ka bërë deëtyrat në këto vite. Ishte një kolaps i jashtëzakonshëm, LSi prej 2017 është në opozitë tyë plotë.

LSI ka kontributin e parë për aferën e inceneratorëve. PD ishte në një fazë problematike që ka filluar që nga shtatori i kaluar. Komisioni i Rithemelimit është i vetmi organ legjitim në PD. LSI ka qenë dhe është në opzitë korrekte dhe në mbrojtje të qytetarëve.

Koalicioni nuk pati një rezultat të kënaqshëm, Rama duhet të largohet nga pushteti, jo për dëshirën e opozitës por për shkak të skandaleve, situatën ekonomike, ju keni parë më groposjen e shpendëve, qesharake, banale. Ky koalicion kontributin kryesor e kishte të hiqte pengmarrjen e vulës dhe logos së PD që u bë me Ramën bashkë, 6 marsi është fitore e madhe, qartësoi PD.

Për të riorganizaur një opoztë reale. Nuk ka dëm më të madh në shoqëri se të kapet opozita nga kundërshtari politik, është fundi i demokracisë.

Meta në krye të LSI?

Meta është themelues I LSi, ka një kontribut të jashtëzakonshëm, LSI sigurisht ka një lidhje. Kryemadhi ka kaluar një periudhë të vështirë me një opozitë dramatike, për popullin opozitar. Edhe ajo është themeluese e LSI.

Njerëzit janë njëlloj , por liderët janë unik”– u shpreh Jakaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re