Gjatë intervistës për “Tirana Live” në ABC Neës me gazetaren Elisa Gjerani, analisti Mentor Nazarko tha se opozita nuk e ka fuqinë menaxheriale dhe frymën për ndryshim për të arritur objektivat e saj në zgjedhje. Sipas analistit, dyshja Meta-Berisha kanë për qëllim që të shmangin një humbje turpëruese.

Rama i parapriu një deklarimi të tillë duke thënë që nuk është normale një parti thotë se nuk kam hyrë për të fituar të gjitha bashkitë. Në këtë kuptim është një përfundim duhet marrë me rezervë por do të duhet kuptuar se prania në fushën e lojës të PD zyrtare, tek tuk edhe të partive të vogla të reja, që përfaqësojnë ndjeshmëri të caktuara të votuesit gri ashtu si edhe një fushatë e dobët e dyshes Berisha-Meta apo mungesa e aleancës të fuqive të forta të një gare politike si komuniteti i biznesit që shpeshherë është përcaktues në fitoren e njërës palë apo tjetrës, janë komunitetet fetare, nuk shihet dhe ndihet një orientim i tillë që do të krijonte frymë në favor të ardhjes së opozitës në pushtet në bashkitë e vendit. Mungesa e një modeli menaxherial të së djathtës, e djathta nuk arriti të afirmohet në krye të bashkive kur ka udhëhequr dhe të krijojë një model menaxherial të bashkive që të valëvitej si sukses. Kjo është një element që përcakton mungesën e frymës së ndryshimit. Natyrisht palët brenda vetes kanë objektiva që nuk i shpalllin. Dyshja që është strehuar në çadrën e Metës ka objektivin të shmangë një humbje turpëruese, të rrisë përfaqësimin në këshilla bashkiakë, të tentojë surprizën në disa bashki me projekte të mëdha siç është Durrësi dhe Elbasani, të konfirmojë suksesin në Shkodër.”, tha analisti.

Më tej, ai shtoi se mund të ketë një rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Shqipëria përgjithësisht ka pasur pjesëmarrje të lartë në votime, deri në 75 përqind ndoshta mund të ketë një rënie nën 70 përqind që vjen edhe për shkak të zhgënjimit për qeverisjen qendrore por edhe fakti që disa figura që konfirmohen në disa qytete të caktuara nuk kanë krijuar profilin e tyre të identifikueshëm qartë.“, shtoi Nazarko.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re