“Lefter Maliqi, i treti i Partisë Demokratike në listën e Beratit do pranojë mandatin e deputetit”, kështu është shprehur Alfred Peza, sekretari për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat në Partinë Socialistenë emisionin ‘Opinion’.

Maliqi ishte i treti në listën e PD-së në Berat në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës, poru tërhoq në momentet e fundit, i pakënaqur me pozicionin në listë. Asokohe, Maliqi u bëri apel mbështetësve të tij të votojnë Partinë Socialite dhe kryeministrin Rama për një mandat të dytë.

Si shpërblim për mbështetjen që i ofroi PS-së,  Maliqi është emëruar zv. drejtor i përgjithshëm në drejtorinë e burgjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re