Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të nisë këtë të hënë në orën 17:00 sesionin e ri parlamentar.

Gjatë ditës së sotme pritet që të mbajë një fjalë para deputetëve edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në rast se do të kemi seancë normale.

Sipas njoftimit të Kuvendit në seancën e sotme plenare pritet të nmiratohen dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj.

Por nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë mosbindjen në seancë dhe nuk do të lejojë zhvillimin normal të saj.

Ndërkohë më herët kreu i grupit parlamentar sicialist Blendi Çuçi në mbledhjen e grupit ju kërkoi deputetëve që të jenë më shumë aktivë dhe të rrisnin nivelin e diskutimit në kuvend.

//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re