Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj në studion e lajmeve të Fax News deklaroi se opozita parlamentare është jashtë loje, ndërsa nuk ka asnjë shans për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, ndërsa shtoi se qeveria duhet ti përmbahet marrëveshjes që është nënshkruar me prezencën e ambasadorëve më të rëndësishëm në vend.

Biberaj ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë ku u takua me krerët më të lartë të politikës dhe të cilën e ka konsideruar si një fasadë dhe dështim total, dhe argumenton se deklaratat për bashkëpunim dhe marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën janë tashmë një dështim i dukshëm pasi asnjëra e nënshkruar deri më tani nuk është realizuar.

“Ishte një vizitë tragjikomike, e stisur dhe gjithçka dukej sheshit. Ka fyer Haradinajn që kurrë nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka fyer Mustafën dhë kurrë nuk kërkoj falje, ka shmangur edhe Albin Kurtin. Vizita kishte rezultat të dukshëm zero. Hoti bëri shumë mirë që erdhi por vizita të tilla dhe për të bërë takime të përbashkëta është histeri, ndërkohë që është takimi i 6 ndërsa nuk ka asnjë marrëveshje të realizuar. Qoftë në dogana, qoftë për arsimin, ekonominë, pikat doganore apo projekte në infrastrukturë. Është thjeshtë një fasadë, është modeli i qeverisë së Edi Ramës, propagandë dhe asgjë tjetër. Ne kemi qenë dhe mbetemi për lista të hapura, opozita parlamentare është komplet jashtë loje, janë shtojca që përfaqësojnë Edi RAmën. E kishin një mundësi nga dalja e PD-së nga parlamenti. Humbën një shans dhe nuk mendoj se do kenë një shans për të arritur një ide. Reforma do të miratohet siç është rënë dakord, aq më tepër që është bërë në prani të tre ambasadorëve më të rëndësishëm në vend”.

Në lidhje me kushtet e vendosura nga BE dhe rolin e politkës shqiptare në përmbushjen e tyre Biberaj tha:

Ishin 7 u bënë 9 pastaj 11 dhe 15 sa të jenë Edi Rama do të shtohen kurset. Ne morëm pjesë dhe dhamë kontributin tonë në njërin prej kushteve që kishim përgjegjësi. Ka një lëvizje nga ana e Presidentit me kryetarin e Kuvendit për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Janë kushte që i di Gjermania, janë bërë tashmë edhe kushte të Bashkimit Europian. Është thënë thjeshtë dhe qartë e Shqipëria nuk mund të marrë një datë të qartë pa plotësuar këto kushte”.

Për pandeminë, Biberaj tha se ka pasur një keqmenaxhim nga ana e qeverisë i cili edhe vijon teksa vlerën punën e mjekëve.

Ka qenë një keqmenaxhim i madh, që s’u mor vesh a ishte rastësi, sepse çdo ditë po dalin prova e fakte që është krijuar ky virus që nga vera e kaluar dhe ka ardhur në Europë në fund të vitit. Është një keqmenaxhim që vijon, por le të shpresojmë dhe besojmë që Zoti të bëjë që të largohet ky virus. Nga ana tjetër edhe një falenderim për mjekët që po luftojnë atje. Ata janë luftëtarët, jo kryeministri dhe qeveria.

Si pedagog në ushtrim të profesionit, Biberaj është pyetur nga gazetarja e Fax Neëws, Xhilda Kondi se si e komenton procesin zgjedhor brenda universiteteve, Biberaj tha:

“Është si 3-0 Qershori i vitit të kaluar, janë disa qëndrime të ministres asopak korrekte, profesorët dhe studentët janë shpërndarë, nuk kanë për të ardhur në votime, është  një situatë reale pandemike pavarësisht manipulimeve. Megjithatë të shikojmë zhvillimet, sidomos përjashtimi i studentëve është shumë i madh”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re