Opozita parlamentare ka vendosur që në mbledhjen e Këshillit Politik që do të mbahet nesër në orën 11:00, të përfaqësohet nga Myslim Murrizi, jo nga Rudina Hajdari. Këtë e ka bërë të ditur Edmond Stojku në një shkrim në Facebook ku thotë:

“Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: 1-Sistemin zgjedhor; 2-Listat e hapura; 3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesi yne ne keshillin politik te jete kreu i grupit Demokrat, Deputeti Z.Myslim Murrizi!”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re