Opozita përshkallëzon protestën. Demokratët nisën sot aksionin e tyre opozitar në dy fronte.
Protesta e opozites te bashkia Tirane
Pas përplasjeve me Gardën në Kuvend dhe deputetët e mazhorancës, demokratët u mblodhën para bashkisë Tiranë, për të protestuar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj ku dhe u kanë vënë zjarrin gomave.
Protesta e opozitës para bashkisë janë bërë “traditë” për demokratët të cilët nisën marshimet para bashkisë muaj më parë, pas skandalit me dosjen “5D”, me drejtorët e korruptuar të bashkisë.
Ndërkohë që pjesa tjetër e demokratëve vazhdojnë aksionin e tyre në Kuvend. Ata pretendojnë se po u shkelet e drejta për të ushtruar detyrën e tyre në parlament.
