“Të vret Zoti po nuk i the armikut, armik.” Kështu u shpreh ish kryeministri Sali Berisha në hapjen e fushatës për Bashkinë Kukës, ku u prezantua kandidati, Emri Vata.

 

Sipas tij opozitarët në këto 10 vite u përballën me dhunim terror, psikologjik, ekonomik të gjithanshëm ndaj tyre.

“Sot e shfrytëzoj këtë rast të përulem me nderimin më të thellë para të gjithë opozitarëve të Kukësit e mbarë Shqipërisë për qëndresën e tyre në kushtet më të jashtëzakonshme gjatë këtij 10 vjeçari. Opozitarët në këto 10 vite u përballën me dhunim terror, psikologjik, ekonomik të gjithanshëm ndaj tyre. Sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë patur ndodnjëherë as armiqtë e jashtëm nuk do të silleshin më egër sesa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar. Shqipëria në këto 10 vite nga një tokë e bekuar nga Zoti u shndërrua në një vend që shumica e shqiptarëve duan ta braktisin. Zoti të vret po nuk i the armikut armik, po nuk i the armikut armik nuk çlirohesh kurrë prej tij. Opozitare dhe opozitarët në këto 10 vite u përballën me një platformë të egër të dhunimit, terrorit psikologjik, ekonomik të gjithëanshëm ndaj tyre. Demokratet dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re