Opozita ka thirrur protestë ditën e hënë (18 Dhjetor) tek Kryesia e Kuvendit, momenti kur Këshilli i Mandateve do të vendosë mbi fatin e Sali Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit që i hap rrugë arrestimit të tij.

Protesa do të zhvillohet në orën 11:30 dhe slogani i zgjedhur është “Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”.

Mbështetësit e Sali Berishës janë ftuar për të protestuar jashtë ndërtesës së Kryesisë gjatë raportimit të ish-kryeministrit përballë deputetëve socialistë.

Gazetari Osman Stafa raporton se ligjvënësit e grupimit të Gazment Bardhit nuk do ta mbështesin protestën që pritet të zhvillohet gjatë ditës së hënë.

Kujtojmë që SPAK kërkoi ashpërsim të masës ndaj Sali Berisha pasi ai refuzoi të paraqitej dy herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore.

Tani, SPAK kërkon masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi, ose me burg” ndaj Sali Berishës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re