Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e pestë kombëtare këtë të hënë në orën 18:30.

 

Militant dhe mbështetës së shumtë të PD e LSI nga rrethet janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar protestës.

 

Mësohet se rreth 3000 mbështetës së PD janë nisur nga qarku i Korçës drejt Tiranës. Protestuesit janë organizuar në grupe sipas degëve dhe gjatë mesditës janë nisur me autobusë e automjete provate drejt kryeqytetit.

 

Po ashtu mësohet se rreth 1000 të tjerë janë nisur nga Berati.

 

Opozita zhvillon këtë të hënë protestën e pestë kombëtare. Në protestën e të shtunës të organizuar prej opozitës nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

 

Protestuesit hodhën në drejtim të institucioneve bomba molotovë si dhe bojë. Ndërkohë, nga ana tjetër policia u përgjigj me gaz dhe me makinat me ujë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re