Opozita e bashkuar do të mblidhet sot për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë.

Opozita kërkon largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do përgatisë zgjedhje të lira dhe që sipas tyre do ti hapë vendit rrugën e integrimit.

Ndërkohë, opozita ka ndërmarrë edhe një hap ekstrem, duke vendosur djegien e mandateve të deputetëve. Sipas tyre parlamenti është jo legjitim.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët janë shprehur kundër këtij akti ekstrem, ndërsa njëzëri kanë bërë thirrje që të protestohet në mënyrë paqësore.

Por, çfarë pritet të ndodhë sot?

Ditën e djeshme në një deklaratë për media, Policia e Shtetit shprehej se se do përgjgigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e thirrur nga opozita.

Policia deklaronte se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale në protestën e nesërme dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Por policia iu bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re