Të burgosurit në Durrës kanë bërë peticion për miratimin e Amnistisë Penale, pasi opozita refuzon të bashkojë votat me mazhorancën për kalimin e projektligjit në Kuvend.

Janë 46 të burgosur që kanë nënshkruar peticionit drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe grupeve parlamentare në Kuvend.

Ata shprehen se nuk mund të mbahen peng për pazare politike, duke kërkuar që të gjendet gjuha e përbashkët në mënyrë që të lirohen nga burg.

Të burgosurit e konsiderojnë legjitime kërkesën e tyre, teksa shprehen se iu është premtuar nga qeveria amnistia.

Peticion

I drejtohemi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla

Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja

Të gjitha grupeve parlamentare të Parlamentit shqiptar

Ne të burgosurit e burgut të Durrësit që përfitojmë ose jo nga ligji për Amnistinë Penale kërkojmë që siç është premtuar nga qeveria të kemi mundësinë të amnistohemi sa më shpejt.

Për pazare politike ne nuk mund të mbahemi peng. Në çdo kohë ka pasur amnisti ndaj kërkojmë që të gjendet gjuha mes politikës që ne të jemi jashtë në shërbim të familjeve tona.

Të burgosurit kanë një status, nuk ka të majtë dhe të djathtë, jemi një.

Lutemi që inatet politike mos të jenë ngërç për ne.

Duam ti shërbejmë familjeve tona. Kërkojmë të merret në konsideratë kërkesa jonë politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re