Komisioni i Ligjeve është rikthyer në normalitet pas pesë muajsh në kaos, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi është shprehur se është e papranueshme që komisioni që duhet të komisioni që zbaton ligjshmërinë të mos fuksionojë si duhet për kaq kohë.

Ajo shton se qytetarët i kanë votuar që të punohet për ta dhe jo të votojmë ligje klienteliste.

Çupi thekson se mbrojtja e projektligjeve duhet të bëhet nga vetë ministrat e ministrive përkatëse.

Dhurata ÇUPI: 

Ironike dhe e papranueshme që në gjashtë muaj komisioni që duhet të jete komisioni që zbaton ligjshmërinë dhe lideri i komisioneve ssa i takon zbatimit të rregullave  që ka qenë nën shinat e paligjshmërisë. E shikojmë zhvillim pozivitiv kthimin në normalitet të këtij komisioni.

Qytetarët na kanë votuar që të punojmë për ta dhe jo të votojmë ligje klienteliste. Ndaj e vlerësojmë kthimin e këtij komisionit me prani fizike.

Së dyti, zonja kryetare ju duhet të insistoni që mbrojtjen e projektligjeve këtu të bëhet nga ministrat e ministrive. Këtu duhet të vijnë ministrat, sot janë pika shumë të rëndësishme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re