Fabian Topollaj, gjatë intervistës për Abc News komentoi gjithashtu edhe McGonigal dhe akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për këtë çështje. I pyetur nga moderatorja Viol Xhafaj nëse kjo çështje qëndron si kauzë për protestën e nesërme, ai tha se opozita nuk mund ta përdorë këtë për disa arsye.

“McGonigal është problematik por nuk është monopol i partisë. S’e shfrytëzojnë dot këtë rast, është kauzë sepse vërteton që kryeministri përdor funksionin publik për të arritur qëllime private. Fatkeqësisht PD dhe dy copat e saj, por edhe PL nuk e përdorin dot për interesa politike këtë sepse janë vetë problematike në këtë histori.

Basha është hetuar në mënyrë të paligjshme nga Rama por ende s’e ka thënë se ku i ka gjetur 500 mijë dollarë për një fotot me Trump. Nga ana tjetër, Berisha është një njeri i goditur nga SHBA sepse është non grata. Vendimi i SHBA për liderin e opozitës një vendim i drejtë, për këtë arsye Berisha s’e përdor dot.

Nga ana tjetër, Ilir Meta e ka më problematik situatën sepse njeriu kyç në këtë histori e ka edhe kushëri të parë.”, tha mes të tjerash Topollaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re