Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në Abc News me moderatoren Vjol Xhafaj, komentoi akuzat e opozitës ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë provë ligjore që mund ta implikojnë kryeministrin Rama në këtë çështje.

Kjo çështje duhet trajtuar me qetësi. Ka disa rrethana për të cilat kuptohet se kryeministri nuk është pa përgjegjësi. Këtu ka kundërthënie të mëdha por s’do të thotë se Rama ka përgjegjësi ligjore për këtë çështje. Ka pasur takime të Ramës me McGonigal, ka thënë se është mik por nuk ka prova ligjore. Kjo çështje duhet të ketë indicie të qarta. Deri më tani kemi vetëm dyshime.”, tha ai.

Sipas tij, opozita duhet të tregohet e përmbajtur pasi ende nuk ka prova konkrete që implikojnë kreun e qeverisë. Duke u ndalur te protesta e opozitës, Kulluri e cilësoi hipokrizi teksa tha se PD-ja nuk reagoi kur bëhej fjalë për akuzat ndaj ish liderit demokrat Lulzim Basha për lobimin rus.

“Hipokrizitë janë më të mëdha. PD duhet të bënte revolucion për lobimin rus të Bashës. Kam qenë i vetmi që kam folur si nga brenda PD, dhe nuk kam guxuar të them se Basha është fajtor por kam thënë se duhet të japë përgjigje për këtë çështje. Kam ngritur pyetje dhe nuk kam folur asnjëherë.

Po të njëjtët pse nuk u çuan këta për lobimin e Bashës kur ishte departamenti i drejtësisë së SHBA? Pse nuk çohen?”, tha Kulluri duke shtuar se “standari amerikan i ndarjes së pushteteve që garantojnë mendimin e lirë nuk është si e llogjeve tona në parlament. Këta tregojnë përralla. Atje vepron ligji.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re