Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar edhe ish-kryetari i PD-së Eduard Selami. Teksa i referohet zërave se Basha mund të mos njohë zgjedhjet, megjithëse nuk është artikuluar nga kreu i opozitës, ish-rivali i tij e cilëson mosnjohjen e zgjedhjeve si antishqiptare. Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami e konsideruar një akt jo demokratik dhe antishqiptar mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e opozitës.

“Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Selami ne Twitter.

Kujtojmë se Selami sfidoi Bashën për postin e kreut të PD-së në vitin 2017. Opozita nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku u shpall fituese PS.