Skip to content

“Opozita të bën të shpresosh për zgjedhjet e 14 majit”/ Kandiatët Boçi dhe Cara, Budina për Panorama TV: Të denjë për të sjellë ndryshimin, nuk u është ndotur emri!

Collage Maker 07 May 2023 02 13 PM 1730





Regjisori i njohur Edmond Budina në një intervistë për Panorama TV ka folur zgjedhjet e 14 Majit, ku ka komentuar dhe kandidatët e opozitës në Durrës, Igli Cara dhe Luçiano Boçi në Elbasan.

Budina tha se për Durrësin, Cara është një kandidati dhe qytetar që nuk i është ndotur emri dhe opozita për zgjedhjet e 14 majit ka paraqitur potenciale që të bëjnë të shpresosh.

Sakaq shtoi se po ashtu Boçi për Elbasanin është një kandidat me shumë dinjitet, ashtu si dhe Belind Këlliçi në Tiranë.

“Belindi ka shanse të mira në Tiranë ndonëse makineria është shumë e fuqishme. Në Durrës Igli Cara është shumë qytetar që nuk i është ndotur emri. Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia dhe Ledina Alolli më duket me shumë dinjitet. Opozita në këto zgjedhje ka paraqitur potenciale që të bëjnë të shpresosh. Dua të uroj që qytetarët do i thërrasin mendjes. Besoj, uroj me gjithë shpirt që të sjellë ndryshimin që duhet në Shqipëri”, tha ai.

“”