Petro Koçi i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të distancohet nga zjarrvënia me deklarata. Deputetit socialist shkruan se Basha duhet të shprehë mirënjohjen efektivëve të FA që po rrezikojnë veten për të shpëtuar jetë.

“Basha, distancohu nga zjarrvënia!

Ore ti që kërkoke të bëhesh burrë shteti dhe që ta ngecën sërish partinë e Saliut, ku e ke ndërgjegjen shtetërore dhe vizionin e liderit?

Bën gërr-mërr për helikopterin se mund të jetë përdorur nga Kryeministri për arsye shtetërore (jo private). Dil more dhe fol i shqetësuar për situatën. Për zjarrin që t’i adhuron si mjet politik, por që kësaj radhe po merr dhe jetë njerëzish.

Sensibilizo organet ligjzbatuese që të zbulojnë e të ndëshkojnë të papërgjegjshmit e stinës. Kërko angazhim gjithëpërfshirës për t’i bërë ballë situatës. Shprehu mirënjohjen atyre qindra efektivëve të FA që po rrezikojnë dhe veten për të shpëtuar jetë, shtëpi e katandi! Pastaj kujtohu që je dhe opozitar i mjerë. Si PD-ja jote në Fier që është opozita “Poshtë inceneratori, rroftë inceneratori”.

Thellohu Luli!”, shkruan Koçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re