Sali Berisha ka sulmuar paritët e reja politike duke thënë se mbledhin vota për të ndihmuar Edi Ramën. Ai tha se “opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen.”

Ndër të tjera tha se në këto kushte, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore është në mision, për të realizuar fitoren më 11 maj.

Berisha: Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurish ke të drejtë apo jo të mos bësh koalicion, por të gjithë atyre forcave politike, jo PS dhe Bravës…bravës mos e pyet si është puna e tij. Të gjithë i kemi ftuar. Interesi i madh i vendit për t’i shpëtuar nga kjo e keqe i ftuan në koalicion.

Çfarë thonë tani, jo nuk duam rotacion. Po duan Edi Ramën tani. Rrinë për të marrë vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua këtë? Harrojnë që është tezë tabelanësh.

Ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmbë për dhëmbë, dhe që deri dje ishe në atë opozitë ti. Por kur të kapën për veshi e të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. ‘Unë nuk dua rrotacionin, unë jam opozitë e sistemit’. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë.

Në këto kushte ne jemi në mision. Të gjithë jemi misionarë. Ju siguroj ju se si misionar ne do të tejkalojmë çdo censurë, kërcënim dhe do të realizojmë fitoren e shkëlqyer më 11 maj.

Ky projekt është për çdo shqiptar të ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike. Projekti kërkon ta nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi dhe të mundësojë suksesin e shqiptarëve me punën e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko