David Wisner, i ngarkuari me Punë në Ambasadës e SHBA-ve në Tiranë, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Panorama ka deklaruar se janë votuesit shqiptarë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duke theksuar se zgjedhjet demokratike janë shumë të rëndësishme.

I pyetur në lidhje me perceptimin se opozita është e dobët dhe pushteti është i kontrolluar nga Rama, Ëisner tha: “një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme”.

“Panorama”: Ekziston një perceptim në qarqet mediatike të analizës se vendi ka një opozitë të dobët e të përçarë dhe se pushtetet kontrollohen nga një dorë që është Kryeministri Rama. Si do t’i përgjigjeshit këtij perceptimi se ndërkombëtarët mbështesin stabilokracinë në kurriz të standardeve të demokracisë?

I ngarkuari me punë Wisner: Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci. Edhe partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurohen se nxjerrin kandidatë, që meritojnë besimin e publikut dhe që do t’u shërbejnë interesave më të mira të zgjedhësve të tyre. Një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re