Nga Juxhin Mustafaraj

97 kartona të ngritura këtë të hënë në Kuvend për ndryshimin e formulës së organizimit të partive politike në koalicione e ka vendosur opozitën përballë kalkulimeve elektorale për të zgjedhur formën e duhur për të mos çuar dëm votat e saj. Me qëllimin që të rivendos të gjithë forcat politike opozitare në rresht në të njëjtën listë, formula e votuar nga PS nuk jep mundësinë që votuesi të zgjedh mes kandidatit dhe forcës politike, por  imponon formacionet politike të hartojnë një listë të përbashkët ku të renditen kandidatë të partive të ndryshme.

Në kampin opozitar variantet që po diskutohen janë dy, partitë të garojnë me kandidatë të përbashkët në të gjithë vendin dhe hartimi i dy listave të ndryshme, pjesë e së cilës do të jenë të ndara edhe partitë e koalicionit opozitar.

Alternativa e parë e cila i grupon të gjithë partitë aleate të opozitës në një listë do ta vendoste partinë demokratike përballë të njëjtës zgjedhje si në 2017, ku në krye të listave zhvendosi kandidatë të saj për të përfshirë aleatët.

Por një tjetër element mund të favorizojë këtë formulë, ndryshe nga 2017 e cila lidhet me hapjen e listave. Mundësia që çdo kandidat, pavarësisht renditjes në fletën e votimit ka për tu zhvendosur në listë i jep mundësinë edhe përfaqësuesve të partive aleate të renditura më poshtë në listë të angazhohen për të mbledhur vota për të prodhuar mandate. Një opsion i tillë shihet pozitiv dhe gëzon mbështetjen e Partisë Demokratike, e cila kërkon që çdo votë opozitare të qëndrojë brenda koalicionit.

Alternativa e dytë është opsioni që i grupon partitë e koalicionit opozitar në dy lista. Ky opsion mbështetet nga disa prej aleatëve të Bashës që krahas renditjes më të lartë të kandidatëve të tyre në lista shohin edhe mundësinë që disa forca të majta brenda koalicionit, siç është Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledhin vota edhe nga socialistët e pakënaqur. Të cilët në rastin e një koalicioni të madh nuk do të votonin për kandidatë të së djathtës.

Mundsia për krijimin e dy listave brenda koalicionit do të sillnin një listë të drejtuar nga Partia Demokratike, brenda së cilës të ishin edhe dy aleatë që kanë nxjerrë gjithnjë mandate në zgjedhjet e kaluara PDIU dhe PR.

Pjesë e këtij koalicioni pritet të jetë edhe LZHK e parti të së djathtës. Teksa lista e dytë do të drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila do të ishte në një aleancë të natyrshme me Agrarët e Agron Dukës dhe minoritarët e PBDNJ-së së Vangjel Dules. Sipas aleatëve grupi i opozitarëve në dy lista do t’i krijonte mundësinë opozitës të paraqitej me jo 140 kandidatë por 280 të tillë.

Por edhe kjo formulë ka rrisqet e veta sipas opozitarëve për aq kohë sa në shumë qarqe individë të caktuar do të mund të mblidhnin një sasi votash por pa prodhuar mandate parlamentare, duke sjellë në këtë mënyrë vota të çuara dëm.

Derisa ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëjnë rrugëtimin 2 javor mes Kuvendit dhe Presidencës, ku me gjasë Ilir Meta ka paralajmëruar t’i rrëzojë, ekspertët zgjedhor të opozitës do të vijojnë kalkulimet për të gjetur formulën që do t’i çdojë drejtë rotacionit. /abcnews.al/
Në kampin opozitar variantet që po diskutohen janë dy, partitë të garojnë me kandidatë të përbashkët në të gjithë vendin dhe hartimi i dy listave të ndryshme, pjesë e së cilës do të jenë të ndara edhe partitë e koalicionit opozitar.

Alternativa e parë e cila i grupon të gjithë partitë aleate të opozitës në një listë do ta vendoste partinë demokratike përballë të njëjtës zgjedhje si në 2017, ku në krye të listave zhvendosi kandidatë të saj për të përfshirë aleatët.

Por një tjetër element mund të favorizojë këtë formulë, ndryshe nga 2017 e cila lidhet me hapjen e listave. Mundësia që çdo kandidat, pavarësisht renditjes në fletën e votimit ka për tu zhvendosur në listë i jep mundësinë edhe përfaqësuesve të partive aleate të renditura më poshtë në listë të angazhohen për të mbledhur vota për të prodhuar mandate. Një opsion i tillë shihet pozitiv dhe gëzon mbështetjen e Partisë Demokratike, e cila kërkon që çdo votë opozitare të qëndrojë brenda koalicionit.

Alternativa e dytë është opsioni që i grupon partitë e koalicionit opozitar në dy lista. Ky opsion mbështetet nga disa prej aleatëve të Bashës që krahas renditjes më të lartë të kandidatëve të tyre në lista shohin edhe mundësinë që disa forca të majta brenda koalicionit, siç është Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledhin vota edhe nga socialistët e pakënaqur. Të cilët në rastin e një koalicioni të madh nuk do të votonin për kandidatë të së djathtës.

Mundsia për krijimin e dy listave brenda koalicionit do të sillnin një listë të drejtuar nga Partia Demokratike, brenda së cilës të ishin edhe dy aleatë që kanë nxjerrë gjithnjë mandate në zgjedhjet e kaluara PDIU dhe PR.

Pjesë e këtij koalicioni pritet të jetë edhe LZHK e parti të së djathtës. Teksa lista e dytë do të drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila do të ishte në një aleancë të natyrshme me Agrarët e Agron Dukës dhe minoritarët e PBDNJ-së së Vangjel Dules. Sipas aleatëve grupi i opozitarëve në dy lista do t’i krijonte mundësinë opozitës të paraqitej me jo 140 kandidatë por 280 të tillë.

Por edhe kjo formulë ka rrisqet e veta sipas opozitarëve për aq kohë sa në shumë qarqe individë të caktuar do të mund të mblidhnin një sasi votash por pa prodhuar mandate parlamentare, duke sjellë në këtë mënyrë vota të çuara dëm.

Derisa ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëjnë rrugëtimin 2 javor mes Kuvendit dhe Presidencës, ku me gjasë Ilir Meta ka paralajmëruar t’i rrëzojë, ekspertët zgjedhor të opozitës do të vijojnë kalkulimet për të gjetur formulën që do t’i çdojë drejtë rotacionit. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re