Masat aktuale kufizuese do të mbeten ende në fuqi deri në një afat të pacaktuar ndërkohë që maturantët do të kthehen në shkolla.

Njoftimi është bërë me dije nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Rakacolli u shpreh se duke parë rezultatet e deritanishme, situata duket e qëndrueshme por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

“Duke u bazuar në shifrat dhe analizën e shkaqeve dhe situatave që çojnë në këto shifra mendojmë që situate është e qëndrueshme për uljen e lehtë të incidencës. Por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të marrë masa për të liruar situatën.

Prandaj mendojmë që masat e lëna për t’u rishikuar në mbledhjen paraardhëse të rishikohen në atë afat. Në grupmoshën 15-20-vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet te arsimtarët, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë që do kushtëzohet nga një monitorim i kujdessshëm. Maturat duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj siç është ora policore. Do të vazhdojnë baret dhe restorantet me të njëjtin orar dhe mësimi do të vazhdojë online për pjesët e tjera të sistemit arsimor dhe fluturimet me Britaninë do jenë të mbyllura“, tha Rakacolli.






Previous articleKjo eshte Italia me ngjyrat e rajoneve që nga e hëna 29 MarsNext articleRama: Pas të moshuarve mbi 70-vjeç, do te nisë vaksinimi i vajzave dhe grave që punojnë në..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re